Shëndeti juaj është prioriteti ynë. Rezervoni një konsultim me specialistët tanë!
Një nga pikat kyce në klinikën tonë është realizimi i vlerësimeve të zhvillimit neuro-psiko-emocional të fëmijëve. Ky vlerësim është tepër i rëndësishëm për të kuptuar moshën mentale të fëmijës dhe problematikat në fusha të ndryshme. Për të realizuar këtë vlerësim është gjithmonë i nevojshëm grupi multidisiplinar i cili përbëhet nga :
Çdo fëmijë është unik! Vlerësimi ynë ndihmon të zbulohet potenciali i tyre i vërtetë!
Klinika jonë përbëhet nga 2 grupe vlerësues që janë: specialistët tanë Shqipetar dhe ekipi Italian që është një nga eksluzivitetet tona, ekipi i mjekëve nga spitali i Don Orione Romë. Tek të dyja rastet ndiqet protokolli Italian me teste të standartizuara si teste të inteligjencës, teste në lidhje me CSA, teste të sjelljes, teste te kordinimit motor dhe gjuhësor ( Wisc IV; Vineland Adative Behavior Scales II; ADOS-2; PEP-3; PvB etj). Për ne është shumë e rëndësishme që vlerësimi të realizohet duke i dhënë kohën dhe rëndësinë e duhur në mënyrë qe dhe diagnistikimi të ketë saktësinë e merituar. Përgjithësisht vlerësimi varion nga 3 deri në 5 ditë (45-60 min per secilen dite) por përsëri ne e kemi tepër të rëndësishmë të përshtatemi sipas nevojave të cdo rasti për ti dhene kohën e duhur.
Ekipi multidisiplinar funksionon si një organizëm i tërë ku secila pjesë përbërëse e tij, pra specialistët kordinojnë kompetencat e tyre profesionale për të vlerësuar dhe trajtuar pacientin sipas profileve përkatëse. Roli dhe përgjegjësitë specifike të tyre janë të inkuadruara brenda përshkrimit të profilit të secilit për të respektuar në këtë formë protokollin e përcaktuar të ndjekjes sa herë pacienti paraqitet pranë klinikës për vlerësim apo trajtim.
Secili anëtar i ekipit multidisiplinar, bashkëpunon në procesin e vlerësimit të pacientit, duke i dedikuar kohë fizke përgjatë së cilës teston aftëstë e pacientit në fushën që mbulon profesionalisht, me mjetet specifike të cilat klinika i disponon dhe në mjediset e klinikës të cilat janë të përshtatura për cdo performancë testimi. Në fund të procesit, secili prej tyre, ndan rezultatet e vlerësimit me specialistët e tjerë të ekipit, për të plotësuar kuadrin klinik duke i shtuar procesit edhe një konsultim në përfundim të të cilit përcaktohet situata/gjendja/diagnoza specifike e pacientit dhe nevojat e tij/saj për trajtim në vazhdimësi.
Në rastet kur pacienti, pasi i komunikohet gjendja/situata/diagnoza specifike
(e cila kushtëzon dhe shpjegon tërësinë e gjendjes së tij), vendos të vijoj trajtimin në klinikë, të gjithë specialistët e ekipit multidisiplinar të cilët ishin present në procesin e vlerësimit dhe diagnostikimit, do të jenë po ashtu të angazhuar në hartimin e objektivave specifike të cilat ndërtohen logjikisht bazuar nga të dhënat e akumuluara përgjatë procesit të vlerësimit.
Me rëndësi!
Secili rast i cili paraqitet në klinikë, do ti nënshtrohet procesit të vlerësimit dhe protokollit të strukturuar të tij nëprmjet të cilit operon klinika, pavarësisht nëse ai paraqitet me një dokument të diagnozës apo vlerësimeve të mëparshme nga nstitucione apo shërbime të tjera. Në rastet kur pacienti paraqet një document që përmban të përcaktuar diagnozën, rivlerësimi mund të mos jetë në funksion të diagnozës por është me rëndësi që të vlerësohen kapacitetet dhe gjendja aktuale e pacientit. Vetëm kështu rezultatet mund të jenë të besueshme dhe të kenë vlerë për ngritjen e një plani trajtimi në klinikë.