Terapia me NOVAFON

Terapia Lokale e Vibrimit NOVAFON përdoret si trajtim dhe vetë-trajtim në shumë tablo klinike. Mjekët dhe terapistë si fiziatër, neurologë, pediatër, logopedë, fizioterapistë, osteopatë, specialistë neuropsikomotorikë, mami dhe veterinerë konfirmojnë efektivitetin e teknologjisë NOVAFON dhe ua rekomandojnë atë pacientëve të tyre. NOVAFON ka provuar të jetë një pajisje e vlefshme dhe e lehtë për t’u përdorur. Pajisjet tona arrijnë një thellësi veprimi prej + 6 cm në inde, ndryshe nga pajisjet e tjera që stimulojnë vetëm në sipërfaqe. Stimulimi vertikal lejon që terapia lokale e vibrimit NOVAFON të depërtojë thellë. NOVAFON ka efektivitet të dëshmuar nga pikëpamja mjeko-shkencore dhe njihet nga Ministria e Shëndetësisë!

Shërimi nuk duhet të jetë i dhimbshëm. Me Novafon, rikuperimi është efektiv dhe i rehatshëm!

Kur stimujt ndijor si nxehtësia, i ftohti ose dridhjet prekin fibrat nervore, transmetimi i sinjaleve të dhimbjes në tru mund të ndërpritet sepse stimujt ndijor mbivendosen me stimulin e dhimbjes. Me përdorim të rregullt, ky efekt do të zgjasë shumë pas trajtimit.

VEPRIMI TERAPEUTIK

1. RREGULLIMI I TONIT TË MUSKUJVE

Në trajtimin me pajisjet NOVAFON, dridhjet arrijnë një thellësi prej gjashtë centimetrash në inde. Kur vibrimet ndeshen me një muskul, toni muskulor ribalancohet dhe normalizohet, për pasojë rritet potenciali i forcës së muskujve. Ky refleks njihet edhe si refleksi i vibrimit tonik.

2. LEHTËSIMI I DHIMBJES

Terapia Lokale e Vibrimit ka funksionin e lehtësimit të dhimbjes. Teoria e ashtuquajtur “Kontrolli i portës” pretendon se stimujt e dhimbjes mund të mposhten nga faktorë të tjerë si dridhjet, nxehtësia dhe presioni. Transmetimi i dhimbjes në sistemin nervor ndërpritet, siç dëshmohet nga studime të shumta të kryera mbi pacientët që vuajnë nga dhimbjet, akute dhe kronike. Edhe medikamentet kundër dhimbjeve japin këtë rezultat, por terapia me vibracione lokale është një zgjidhje që ju lejon të shmangni përdorimin e tyre.

3. Stimulimi I GJAKUT DHE QARKULLIMIT limfatik

Falë kontraktimeve të muskujve të krijuara nga dridhjet, qarkullimi i gjakut dhe limfatik do të përmirësohet. Mekanizmat e rregullimit lokal të indeve dhe enëve do të forcohen dhe mekanizmat e rigjenerimit dhe riparimit në inde do të përshpejtohen.

4. PËRMIRËSIMI I NDJESHMËRISË

Truri është në kontakt të vazhdueshëm me sistemin nervor periferik. Kjo do të thotë që lëkura, muskujt, nyjet dhe tendinat dërgojnë informacione të vazhdueshme për vendndodhjen, prekjen, dhimbjen dhe temperaturën. Dëmtimi i nervave në pika të caktuara mund të çojë në probleme të ndjeshmërisë, të cilat manifestohen, për shembull, në humbjen e pritshmërisë, mpirje, etj. Terapia lokale e vibrimit ndihmon në stimulimin e shkëmbimit të informacionit përmes stimulimit të indit të prekur, duke përmirësuar ndjeshmërinë sipërfaqësore dhe të brendshme.

Objektivat e terapisë lokale të vibrimit

Në rehabilitimin e sëmundjeve neurologjike, Terapia Lokale e Vibrimit NOVAFON përdoret për të trajtuar spasticitetin, ndjeshmërinë ose çrregullimet sensoromotore. Qëllimi është të ruani ose rifitoni funksionin dhe t’i lehtësoni aktivitetet e përditshme, si shkrimi, kapja, vrapimi ose ngrënia. Pajisja përdoret gjerësisht edhe për relaksim dhe tonifikimin e muskujve, duke lehtësuar dhimbjet nga çrregullimet akute dhe kronike të muskujve, kyçeve dhe tendinave. Trajtimi përdoret gjithashtu për dhimbjet kronike, të tilla si fibromialgjia.

PËRFITIMET KRYESORE

PSE TË NA ZGJIDHNI NE?