Shëndeti juaj është prioriteti ynë. Rezervoni një konsultim me specialistët tanë!
Neurologjia është specialitet mjekësor që ka të bëjë me çrregullime të sistemit nervor. Neurologjia merret me diagnostikimin dhe trajtimin e të gjitha kategorive të sëmundjeve që përfshijnë sistemin nervor qendror dhe periferik ose ndryshe, sistemin nervor autonom dhe sistemin nervor somatik.
Departamenti i Neurologjisë ofron diagnostikimin dhe mjekimin e të gjithë gamës së sëmundjeve neurologjike. Mbështetur në ekzaminimet më të sofistikuara imazherike, stafi i specializuar i radiologjisë merret me interpretimin e tyre ( MRI, MRA CT, Angio-CT, ECHO Doppler, radiografi) dhe laboratori i specializuar diagnoztikojnë problemet neurologjike.
Në Umano Felice ne ofrojmë ndërhyrjen në dinamikën e patologjive kronike, pacientët e prekur nga statusi epileptik, skleroza multiple etj.
Sistemi nervor është harta e trupit tonë. Ne ju ndihmojmë ta deshifroni atë!
Në sëmundjet neurologjike, marrja e historisë neurologjike nga pacienti është hapi i parë. Një histori e mirë do të përafrojë në masë të madhe diagnozës. Hapat e zakonshëm në ekzaminimin neurologjik mund të jenë testet si vetëdija, nervi kranial, sistemi motorik, reflekset, testet e shtrirjes së nervit. Vlerësimi i zgjimit, letargjisë, konfuzionit, vlerësimet e delirit dalin në pah në ekzaminimet e vetëdijes. Kujtesa, vëmendja, funksioni gjuhësor, kontrolli i aftësive, ekuilibri, ekzaminimet e nuhatjes, kontrolli i shikimit së bashku me metodat moderne të imazhit mjekësor sigurojnë një ekzaminim të mirë dhe të saktë neurologjik.
Laboratori EEG, ku kryhen testet EEG të zgjimit dhe gjumit, kanë rëndësi te madhe në diagnostifikimin e sëmundjeve të ndryshme, veçanërisht çrregullimet e epilepsisë dhe ndërgjegjes.