Shëndeti juaj është prioriteti ynë. Rezervoni një konsultim me specialistët tanë!
Logopedia është një profesion shëndetësor që merret me vlerësimin, diagnostikimin dhe trajtimin e crregullimeve të komunikimit, gjuhës, neurozhvillimit, të nxënit, zërit dhe gëlltitjes, si tek fëmijët ashtu edhe tek të rriturit.
Etiologjia e këtyre crregullimeve mund të lidhet me faktorë prenatal, perinatal dhe postnatal poashtu dhe duke përfshirë komplikacione gjatë lindjes, vonesa në zhvillim, dëmtime neurologjike, vështirësi në të nxënë, humbje të dëgjimit dhe patologji të tjera që ndikojnë në mekanizmat e të folurit dhe komunikimit.
Ndërhyrja e hershme, qoftë te fëmijët apo të rriturit, është thelbësore për progresin. Sa më shpejtë të fillojë trajtimi, aq më të mëdha janë mundësitë për përmirësim!
Vlerësimet në Umano Felice realizohen në bashkëpunim me stafin e partnerëve tanë DonOrione (Romë, Itali).
Fjalët janë urat që na lidhin me botën. Ne ndihmojmë që çdo person të gjejë zërin e vet.
Stafi përdor teste të standardizuara, të vetmet që aplikohen në Shqipëri. Klinika jonë vepron duke ndjekur protokolle italiane, të cilat sigurojnë standarde të larta në trajtimin dhe diagnostikimin e pacientëve.
Çrregullimet e të folurit dhe shqiptimit
Çrregullimet e gjuhës dhe komunikimit
Çrregullimet e rrjedhshmërisë së të folurit
Çrregullimet e zërit
Çrregullimet neurozhvillimore
Dëmtimet e dëgjimit
Çrregullimet e të nxënit
Çrregullimet e gëlltitjes (Disfagia)
Logopedi mund t’ju ndihmojë duke krijuar një Plan Eduktativ Individual (PEI) për fëmijën tuaj, në bazë të aftësive dhe performancave të tij. Ky plan përmban objektiva të qarta, të cilat ndihmojnë nnë zhvillimin e tij, duke filluar nga klinika, ku realizohet vlerësimi dhe përcaktimi I objektivave përmes terapisë individuale. Këto objektiva mund të realizohen më pas edhe në shtëpi, ku prindi mund të përqendrohet në këto objektiva dhe të nxisë fëmijën. Po ashtu, objektivat përcaktohen dhë përmbushen edhe në kopshte duke mbështetur zhvillimin e tij të vazhdueshëm. .