Gastroenterologjia është dega e mjekësisë që studion funksionin normal dhe sëmundjet e ezofagut, stomakut, zorrëve të holla, zorrës së trashë dhe rektumit, pankreasit, fshikëzës së tëmthit, kanaleve biliare dhe mëlçisë. Departamenti i Gastroenterologjisë në Umano Felice i shërben pacientëve me probleme të sistemit tretës me profesionistët më të specializuar si dhe aparaturat e teknologjisë më moderne. Ky shërbim aplikon metodat më të fundit endoskopike si në diagnostikim ashtu edhe në trajtimin mini invaziv të problemeve të ndryshme..