Ekipi Ynë
Ekipi Ynë Vendas
Co-Founder & Co-CEO / Exp.Logoped
Serxhio Pecaku është një logoped i specializuar, CEO dhe bashkëthemelues i klinikës dhe farmacisë “Umano Felice” në Tiranë dhe Elbasan që prej vitit 2021.
I diplomuar në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike në Elbasan në vitin 2016, Serxhio e ka thelluar ekspertizën e tij në Universitetin Cattolica Roma, ku ka përfunduar një master në Neurologji, me fokus në ndërhyrjet logopedike për çrregullimet e komunikimit në moshën e hershme dhe terapitë me bazë neurologjike tek adultët.
Me një vizion të qartë për inovacionin në terapitë logopedike, ai ka ndihmuar qindra pacientë në përmirësimin e aftësive të tyre komunikuese.
Si ekspert përdorues i Novafon, ai është një nga pionierët e prezantimit dhe përdorimit të kësaj teknologjie në trajtimet logopedike. Përveç kësaj, ai ka sjellë ekskluzivitetin e bashkëpunimit për Shqipërinë me qendrën e rehabilitimit Don Orione në Romë, duke ndërtuar ura të reja midis Shqipërisë dhe Italisë në fushën e rehabilitimit dhe logopedisë.
Aktualisht, Serxhio e ushtron profesionin e tij edhe në Spitalin Rajonal të Elbasanit, ku ofron trajtim për fëmijë dhe të rritur me çrregullime të të folurit dhe komunikimit. Me një qasje profesionale dhe një pasion të palëkundur për ndihmën ndaj pacientëve, ai vazhdon të sjellë risi dhe të promovojë qasje të avancuara në logopedi.
“Unë Serxhio Pecaku, e shoh profesionin tim si një mision për të ndihmuar të tjerët të gjejnë zërin e tyre pasi KOMUNIKIMI NUK ËSHTË VETËM FJALË – ËSHTË URA QË NA LIDH ME BOTËN!”
Co-Founder & Co-CEO
Suela vjen nga një sfond profesional në punën sociale dhe përfshirjen sociale, me një eksperiencë në mbështetjen e fëmijëve me aftësi ndryshe. Ka përfunduar studimet për Punë Sociale (Bachelor) dhe një Master Shkencor për Barazi Gjinore dhe Zhvillim, duke u fokusuar te çështjet e drejtësisë dhe integrimit social.
Gjatë përvojës time si punonjëse e shërbimit psiko-social dhe mësuese mbështetëse për fëmijët me aftësi ndryshe, kuptova rëndësinë e një qasjeje efektive. Kjo më nxiti të specializohem në Terapinë ABA, për të ofruar mbështetje të fokusuara dhe për të kontribuar në përmirësimin e integrimit të këtyre fëmijëve në shoqëri.
Fale dy eksperiencave të ndryshme të mia dhe partnerit tim, në këtë nismë mendoj se kemi sjellë risi dhe bashkëpunime të frytshme dhe unike në vendin tonë. Kjo na ka lejuar të krijojmë klinika moderne që ofrojnë një gamë të gjerë shërbimesh. Sot, kemi zhvilluar bashkëpunime me Don Orione dhe mjekë të specialiteteve të ndryshme, Italiane dhe jo vetëm, për të siguruar një kujdes të nivelit të lartë për pacientët tanë.
Duke u nisur nga ky përkushtim dhe pasion, ne zgjeruam angazhimin tonë për t’u ofruar mbështetje të gjithë grupeve të moshave, duke ofruar një gamë të gjerë shërbimesh shëndetësore dhe psiko-sociale. Këto përfshijnë fizioterapinë për rehabilitim dhe forcim, laboratorin për analiza dhe diagnostikim të saktë, shërbimin psikologjik për mbështetje emocionale, shëndetin mendor për trajtim dhe mbështetje, si dhe shërbime që promovojnë mirëqenien sociale dhe psiko-emocionale. Qëllimi ynë është të sigurojmë një qasje të integruar dhe të gjithëpërfshirëse në kujdesin shëndetësor për ata që kanë nevojë për mbështetje.
Si një grua në sipërmarrje dhe një nënë e tre fëmijëve, e ndjej thellësisht përgjegjësinë dhe ndjeshmërinë ndaj nevojave të familjeve dhe komunitetit. E di se rruga drejt suksesit nuk është e lehtë, por besoj se me përkushtim, vizion dhe dëshirë për të sjellë ndryshime, mund të krijojmë një shoqëri më të drejtë dhe më të ndjeshme ndaj nevojave të të gjithëve. “Umano Felice” nuk është vetëm një biznes, por një mision për të bërë diferencën në jetën e njerëzve
Psikologe klinike/Kordinatore e përgjithshme
Punonjëse sociale/Kordinatore Tiranë
Mjeke psikiatre per femijet dhe adoleshentët
Logoped
Mjek Ortoped
Mjeke Imazheriste
Logopede
Psikologe Klinike C.I.U.F Tiranë
Teknik Laborante
Psikologe
Logopede
Fizioterapeuft
Fizioterapeuft
Fizioterapeuft
Ekipi Ynë Italian
Mjek gastroenterolog
Neuropsikiater infantil
Logopede
Logopede
Neuropsikomotriciste ne moshen evolutive
Neuropsikomotriciste ne moshen evolutive
Neuropsikomotriciste ne moshen evolutive
Si Funksionon
Shëndeti Mendor fillon me Ju
Ne besojmë se shëndeti mendor dhe emocional është thelbësor për një jetë të plotë dhe të kënaqshme. Në Umano Felice, ju jeni në qendër të gjithçkaje që bëjmë.
Pasioni ynë është të ndihmojmë pacientët të arrijnë potencialin e tyre maksimal. Përmes qasjeve inovative, teknologjisë së avancuar dhe kujdesit të personalizuar, ne synojmë të ndryshojmë jetët.
Ne jemi pjesë e një komuniteti që vlerëson shëndetin dhe mirëqenien. Bashkëpunojmë me familjet, shkollat dhe institucionet për të krijuar një mjedis mbështetës për të gjithë.
Përkushtimi ynë ndaj pacientëve është i pakushtëzuar. Ne ofrojmë trajtime të bazuara në prova dhe mbështetje të vazhdueshme për të siguruar rezultate të qëndrueshme.
Ne ndihmojmë pacientët të rriten fizikisht, mendërisht dhe emocionalisht, duke ndërtuar një të ardhme më të shëndetshme për të gjithë.
Ndershmëria është thelbësore në çdo aspekt të punës sonë. Ne besojmë në komunikim të hapur dhe transparent me pacientët dhe familjet e tyre.
Ekipi ynë i specializuar punon së bashku për të ofruar kujdesin më të mirë të mundshëm. Bashkëpunimi dhe respekti reciprok janë në thelb të suksesit tonë.