Çrregullimet në zhvillimin e tingujve të të folurit janë të ndryshme nga çrregullimet e të folurit: ato nuk lidhen me zhvillimin e gjuhës por më tepër me.lëvizjet e nevojshme për të prodhuar
tinguj.
Disa fëmijë shtrembërojnë tingujt pa përfshirë ndonjë faktor fizik, shqisor, çarje në qiellzë, mungesë dhëmbësh ose ndonjë anomali në formën e gojës dhe nofullës. Në këto raste të tjera një ose më shumë elementë shkaktojnë që tingujt e veçantë të shtrëmberohen. Për shëmbull:
- dëgjim i dobët,
- defiçit në perceptimin shqisor,
- çarje ne qiellzë,
- mungese dhëmbësh ose ndonjë anomali në formën e gojës dhe nofullës
Në këto raste, rehabilitimi i logopedit nuk mjafton per te zgjidhur problemin por duhet nje grup profesionistësh siç janë mjeke kirurg, stomatolog etj. Çrregullimet në zhvillimin e tingujve të të folurit mund të kenë ndikim në mënyrën se si një individ perceptohet nga bashkëmoshatarët e tij, dhe kështu të ndikoj në jetën e tij sociale dhe profesionale si dhe ne vetëvlerësimin e tij.
Kur të konsultoheni?
Sa më i mësuar të jetë fëmija të bëjë tingujt në mënyre të caktuar,aq më e madhe është sfida e ndryshimit të sjelljes së tij. Prandaj është më mirë të nderhyet tek një fëmijë më i vogël. Megjithatë, është mirë të pritet derisa të arrijë një pjekuri të caktuar, si nga ana fiziologjike ashtu edhe psikologjike, që ndërhyrja të jetë efektive. Patologu i te folurit mund te vendosë se kur të fillojë terapia.
Roli i Logopedit
Një konsultim i terapisë së të folurit mund ta udhëzojë prindin në hapat që duhet të ndërmarrë për të korrigjuar TDSP. Logopedi i specializuar do të jetë në gjendje të përcaktojë se cili është shkaku i problemit dhe në këtë mënyrë të fillojë një bllok ndërhyrjeje ose ta referojë fëmijën tek specialisti i caktuar(kirurg plastik,ortodont, dentist etj.). Për këto arsye rekomandohet shumë konsulta para moshës 6 vjeçare.
Artikuj i përgatitur nga: Msc. Suela Gava