Neurologji

Neurologjia është specialitet mjekësor që ka të bëjë me çrregullime të sistemit nervor. Neurologjia merret me diagnostikimin dhe trajtimin e të gjitha kategorive të sëmundjeve që përfshijnë sistemin nervor qendror dhe periferik ose ndryshe, sistemin nervor autonom dhe sistemin nervor somatik.

Departamenti i Neurologjisë ofron diagnostikimin dhe mjekimin e të gjithë gamës së sëmundjeve neurologjike. Mbështetur në ekzaminimet më të sofistikuara imazherike, stafi i specializuar i radiologjisë merret me interpretimin e tyre ( MRI, MRA CT, Angio-CT, ECHO Doppler, radiografi) dhe laboratori i specializuar diagnoztikojnë problemet neurologjike.

Në Umano Felice ne ofrojmë ndërhyrjen në dinamikën e patologjive kronike, pacientët e prekur nga statusi epileptik, skleroza multiple etj.

Sistemi nervor është harta e trupit tonë. Ne ju ndihmojmë ta deshifroni atë!

Ekzaminimi Neurologjik

Në sëmundjet neurologjike, marrja e historisë neurologjike nga pacienti është hapi i parë. Një histori e mirë do të përafrojë në masë të madhe diagnozës. Hapat e zakonshëm në ekzaminimin neurologjik mund të jenë testet si vetëdija, nervi kranial, sistemi motorik, reflekset, testet e shtrirjes së nervit. Vlerësimi i zgjimit, letargjisë, konfuzionit, vlerësimet e delirit dalin në pah në ekzaminimet e vetëdijes. Kujtesa, vëmendja, funksioni gjuhësor, kontrolli i aftësive, ekuilibri, ekzaminimet e nuhatjes, kontrolli i shikimit së bashku me metodat moderne të imazhit mjekësor sigurojnë një ekzaminim të mirë dhe të saktë neurologjik.

Laboratori EEG, ku kryhen testet EEG të zgjimit dhe gjumit,  kanë  rëndësi te madhe në diagnostifikimin e sëmundjeve të ndryshme, veçanërisht çrregullimet e epilepsisë dhe ndërgjegjes.

Shërbimet
  • Sëmundjet vaskulare cerebrale (Aksidentet vaskulare cerebrale) – Ishemia dhe hemorragjia cerebrale;
  • Diagnostikimi i malformacioneve të vazave cerebrale (Aneurizma, AV, kavernoma etj)
  • Diagnostikimi dhe trajtimi i patologjisë së karotideve (medikamentoz dhe kirurgjikal)
  • Sëmundjet Neurodegjenerative
  • Sëmundja e Parkinson;
  • Sindromet Demenciale;
  • Ataksitë spinocerebellare;
  • Skleroza amiotrofike laterale;
  • Sëmundja e Huntington etj.
  • Epilepsia (sindromet epileptike)
  • Dhimbjet e kokës
  • Patologjitë spinale dhe të nervave periferike (dëmtime medulare spinale, hernie diskale, neuropati të etiologjive të ndryshme)
  • Patologjitë muskulare;
  • Testi i kujteses;
  • Provat e nervave kronial;
  • Provat sensoriale dhe motorike etj.

Çfarë përfshin shërbimi ynë:

Çfarë ofrojmë:

Teknologjitë tona

PSE TË NA ZGJIDHNI NE?