Logopedi

logopedi

Logopedia është një profesion shëndetësor që merret me vlerësimin, diagnostikimin dhe trajtimin e crregullimeve të komunikimit, gjuhës, neurozhvillimit, të nxënit, zërit dhe gëlltitjes, si tek fëmijët ashtu edhe tek të rriturit.

Etiologjia e këtyre crregullimeve mund të lidhet me faktorë prenatal, perinatal dhe postnatal poashtu dhe duke përfshirë komplikacione gjatë lindjes,  vonesa në zhvillim, dëmtime neurologjike, vështirësi në të nxënë, humbje të dëgjimit dhe patologji të tjera që ndikojnë në mekanizmat e të folurit dhe komunikimit.

Ndërhyrja e hershme, qoftë te fëmijët apo të rriturit, është thelbësore për progresin. Sa më shpejtë të fillojë trajtimi, aq më të mëdha janë mundësitë për përmirësim!

Vlerësimet në Umano Felice realizohen në bashkëpunim me stafin e partnerëve tanë DonOrione (Romë, Itali). 

Fjalët janë urat që na lidhin me botën. Ne ndihmojmë që çdo person të gjejë zërin e vet.

Stafi përdor teste të standardizuara, të vetmet që aplikohen në Shqipëri. Klinika jonë vepron duke ndjekur protokolle italiane, të cilat sigurojnë standarde të larta në trajtimin dhe diagnostikimin e pacientëve.

Çrregullimet që trajton Logopedi

Çrregullimet e të folurit dhe shqiptimit

  • Dislalia – vështirësi në shqiptimin e tingujve
  • Disartria – vështirësi në artikulim për shkak të dëmtimeve neurologjike
  • Apraksia e të folurit – vështirësi në koordinimin e lëvizjeve për të prodhuar të folurin

 

Çrregullimet e gjuhës dhe komunikimit

  • Vonesat gjuhësore – zhvillim i vonuar i gjuhës tek fëmijët
  • Afazia – dëmtim i gjuhës pas goditjeve në tru ose traumave cerebrale
  • Çrregullimet e përpunimit gjuhësor – vështirësi në të kuptuarin dhe përpunimin e gjuhës së folur/shkruar

 

Çrregullimet e rrjedhshmërisë së të folurit

  • Belbëzimi – ndërprerje dhe bllokime gjatë të folurit

 

Çrregullimet e zërit

  • Disfonia – ngjirje ose humbje e zërit
  • Afonia – humbje e pjesshme ose e plotë e zërit
  • Nodujt vokalë dhe patologji të kordave zanore

 

Çrregullimet neurozhvillimore

  • Autizmi – vështirësi në komunikimin verbal dhe joverbal, ndërveprimin social dhe përpunimin gjuhësor
  • Sindroma Down dhe sindroma të tjera gjenetike – vonesa në zhvillimin e gjuhës dhe të folurit
  • Paraliza cerebrale – vështirësi në artikulim e fjalëve dhe kontrollin e muskujve të të folurit

 

Dëmtimet e dëgjimit

  • Humbja e dëgjimit: mund të shkaktohet nga faktorë të tillë si prenatal, perinatal dhe postanatal
  • Dëmtimet akustike – ekspozimi ndaj zhurmave të larta dhe më pas ndikojnë në aftesinë për të dëgjuar dhe përpunuar të folurin.

 

Çrregullimet e të nxënit

  • Disleksia – vështirësi në lexim dhe përpunimin e fjalëve
  • Disgrafia – probleme me shkrimin dhe organizimin e simboleve grafike

 

Çrregullimet e gëlltitjes (Disfagia)

  • Vështirësi në përtypje dhe gëlltitje pas aksidenteve cerebrale (vaskulare, ishemike) dëmtimeve organike ose funksionale; ndërhyrjeve kirurgjikale. Logopedi ndërhyn përmes terapisë individuale të personalizuar, duke përdorur teknika të përshtatura për nevojat specifike të çdo pacienti.

Si mund t`ju ndihmojë Logopedi edhe jashtë ambientit terapeutik?!

Logopedi mund t’ju ndihmojë duke krijuar një Plan Eduktativ Individual (PEI) për fëmijën tuaj, në bazë të aftësive dhe performancave të tij. Ky plan përmban objektiva të qarta, të cilat ndihmojnë nnë zhvillimin e tij, duke filluar nga klinika, ku realizohet vlerësimi dhe përcaktimi I objektivave përmes terapisë individuale. Këto objektiva mund të realizohen më pas edhe në shtëpi, ku prindi mund të përqendrohet në këto objektiva dhe të nxisë fëmijën. Po ashtu, objektivat përcaktohen dhë përmbushen edhe në kopshte duke mbështetur zhvillimin e tij të vazhdueshëm. .

PSE TË NA ZGJIDHNI NE?